Posts

Showing posts from November, 2011

ZEJNEL HUSA BURRE I BURRIT

Image
(Kenge e vjeter çame) Zejnel Husa(1) burre i burrit  I vuri frerin kaurit, ruajti kalane e Sulit, kalane e Sulit e roi, duaj te mirr arhjigoi, me koke te ti e pagoi, Zejnel Hyse, ku me je, nje muaj muhasere, sose rizak, xhephane, se leftonje me More(2),  me More e me Junan(3), me dufeqe, jatagan, mbronje vent, mbronje vatan.  O Zejnel Husa me derte, me palle ne dore mbete, per vatanin tent ç'u trete. Zejnel, te penes veziri, nga dovleti vjen tagdiri, bres i ardhur nga Misiri.  1) Zejnel Husa ishte nga paresia e Margelliçit. Me shoqeruesit e tij te armatosur mbrojti kalane e Sulit gjate rrethimit me 1854 nga armata greko-arvanite e komanduar prej gjeneralit arvanit Thodhori Griva. Thedhori Griva ishte shqiptar ortodoks nga Preveza me origjine dhe rridhte nga dera e famshme e Gjin Bue Shpates, por fatkeqesisht ne emer te kryqit dhe ortodoksise masakronte bashkekombasit e tij muslimane. Theodhori Griva ishte anetar i organizates famekeqe dhe ekstremiste ortodokse Fi