Posts

Showing posts from October, 2008

FALLSIFIMET E GREKOFILIT ARBER THESPROTI

Image
Arber Thesproti ne manipulimet e tije rreth Aga Prronjos se Paramithise ne shkrimin e tij Besnikeria dhe trimeria e Aga Pronjos se Paramithise shkruan si me poshte per te: Kryengritjet e shumta te Epir, si kunder Pashait te Janines, por edhe kunder otomanve, kane patur si promotor te tyre agallaret e Camerise. Nje nga figurat me karizmatike dhe me te ndritura qe ka bere emer ne 1790-1820 ka qene dhe Aga Pronjua i Paramithise. Pa mbeshtetjen, besen dhe miqesine e heronjve te Camerise, suliotet nuk do te ishin keta qe jane sot. Ja se si e pershkruan fillogreku William Plomer heroin, again e Paramithise: “85 vjece, nje trup gjigand, me nje mjeker te te gjate dhe te bardhe, mbante mbas vetes se tij 11djeme, me i vogli 30 vjece dhe me i madhi 60 vjece, te gjithe gjigande dhe te forte si Aty i tyre” A ka pershkrim me te bukur se ky i portretit madheshtor te agait te Paramithise, Aga Pronjos? Shkrimin e Arber Thesprotit mund ta gjeni ne linkun http://shiqo.grafikshqip.com/?p=38 Ndersa Isu

AJUA( SHENJTORI) DREDHITE GREKE

Image
Kishe greke ne Paramithi “ÁJUA”(“Shenjti”). SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHES Dredhi e kr. a-f., e shpikur në ½ e 1910-s; nëpërmjet saj ata mblodhën shuma të mëdha të hollash, me të cilat armatosën dhe paguan andartët që futën në Çamëri dhe viset e tjera shqiptare. Për të Sali Çeka shkruante se në fshatthin Sevastúa -çiflik i familjeve paramithite: Bako, Bollati e Kali- një bari i mbajtur(ulok), kur po flinte iu paskësh shfaqur “shënjt” Kozmai, armiku më i tërbuar i shqiptarëve; ai i paskësh thënë: “Ti Perëndia të njohu shenjt. Thuaju fshatarëve të bëjnë këtu një kishë”. Të nesërmen pa gdhirë mirë, Kolua -tanimë “i shënjtëruar”- u përrallisi mrekullinë, e cila në të vërtetë ishte shpikje e dhespotit të Paramithisë. Ai, kur po i binte vendit me hunda për të përmbushur porositë e asfalistëve të grumbulluar në përfaqësinë qeveritare greke në Janinë e mitropolinë e atjeshme si edhe në atë të Paramithisë, kishte shpikur shënjtorin. Kisha u ndërtua shpejt e shpej

GREBENÈJA BEQIR

Image
GREBENÈJA, FIQRI BEQIR(1882-1914). Shkeputur nga Enciklopedia Jugshqiptare e Ibrahim D. Hoxhes Lindi në Grebené. Mbaroi shkëlqyeshëm shkollën e lartë ushtarake; u ngjit deri në gradën jarbaj(n/kolonel) dhe në detyrën komandant allaji(regjimenti). Përkrahu kryengritjen e vitit 1908 për rrëzimin e sulltan Abdul-Hamidit, vendosjen e një rendi kushtetues për sulltanatin dhe të drejta të veçanta për kombin shqiptar dhe Shqipërinë. Lidhur me këtë të vërtetë, në kujtimet e veta shkruan: “Po kuptohej haptazi se për të vazhduar jetesën e saj në Rumeli, kombësia turke ka nevojë për Shqipërinë e pavarur”.(N. P. Allpan, e N. Kaçi, “Shqiptarët në perandorinë osmane”, Tiranë, 1997, fq. 99). Gjatë Luftës Ballkanike me regjimentin e tij luftoi në ballin lindor për mbrojtjen e Janinës. Kur ushtria greke mundi të zinte Grebenénë, në krye të regjimentit të vet njësinë e atjeshme greke e goditi befas aq rreptësisht, sa ajo ia theri vrapit nga sytë, këmbët. Dhe, kur u dha urdhri për dorëzimin e Janinës, B

FILIQÌ ETERÌA SHOQERIA GREKPERHAPESE

Image
FILIQÌ ETERÌA(Shoqëria e Miqve). SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHA Eshte nje shoqeri grekperhapese. Në Enciclopedia Italiana XVII, Milano, 1933, fq. 902, thuhet se në fillim të q. v. 19 vjershëtari thesalian, Ringa Fereos kishte shpallur thirrjen: “Ngreuni, o bij të grekëve!”; ndërkaq po përpiqej të krijonte një shoqëri në përkatësi të thirrjes në fjalë. Duke u vërtitur poshtë e përpjetë Evropës për të gjetur përkrahës, u kap në Trieste nga policia austriake; kjo ua dorëzoi pushtetarëve osmanë dhe këta i këputën kokën. A. p. T. vuri në lëvizje disa nga spiunët e vet më të zot dhe më me përvojë për t’ua rrëmbyer shoqëruesve gjatë udhëtimit Triest-Stamboll, po s’ia arriti. Më 1814 Nikollë Skùfa, Thanas Çakalli dhe Panajot Anagnostopulli, pëlqyes të mendimit të Ringës, në Odesë -ku kishin qendrat e veta tregtare- themeluan “Filiqì Eterìnë”; në programin e saj parashikonte: “Bashkim të armatosur të të gjithë të krishterëve të perandorisë turke, për fitoren e kryq

Greqia si spiunoi Shqipërinë në NATO

Image
Greqia si spiunoi Shqipërinë në NATO Sa janë shqiptarët që banojnë në Republikën e Shqipërisë? Sa janë minoritarët grekë në Shqipëri? Përgjigja befasuese vjen nga një dokument zyrtar i prodhuar nga ministria e jashtme greke: “... të përqënduar në jug (grekët) përbëjnë tre të pestat e popullsisë, pa përfshirë vllehët greqishtfolës”. Ky dokument nuk është përpiluar nga “segmente të caktuara nacionaliste të fqinjit, anëtar prej vitesh në BE e NATO, siç thuhet rëndom për to, ai është një dokument zyrtar i vetë qeverisë greke. Ky fakt është shkëputur nga një letër zyrtare e firmosur nga ish-ministri i jashtëm grek Maliviotis dhe i është dërguar ish-homologut të tij holandez Bernard Bott, në javën e dytë të qershorit 2004. Në datën 1 korrik të të njëjtit vit, Hollanda merrte presidencën e radhës të BE-së dhe një letër e tillë synonte të vinte atë në dijeni për probleme të mundshme që një vend anëtar i BE-së kishte me një vend tjetër. “Çdo gjashtë muaj, në ministrinë e jashtme të cilitdo ven

Çështja Çame midis Shqipërisë dhe Greqisë

Image
Çështja Çame midis Shqipërisë dhe Greqisë Europa jo vetëm që duhet të shikojë përpara, por mos të harrojë që minorancave t`Ju kthejë të drejtat e tyre të mohuara Galip TAHO Anëtar i Kryesisë së PDI dhe Kryetar i Degës së Tiranës Gjatë viteve 1994 Parlamenti Shqiptar dhe Presidenti Shqiptar, aktualisht Kryeministri Shqiptar Sali Berisha, nga ligji nr 7830 i datës 30.06.1994 dhe me Dekret Presidencial nr 885 i datës 12.07.1994, kanë njohur gjenocidin Grek ndaj popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur Çame. Shumica e atëhershme parlamentare Shqiptare, duke vendosur 27 Qershorin si datë e cila simbolizon fillimin e ngjarjes tragjike kundër minoritetit Shqiptar Çam të Greqisë, i dhanë kujtesën e duhur viktimave të pafajshme, por gjithashtu kanë nderuar veten e tyre dhe të drejtesisë universale. Që nga ajo kohë e deri tani, qeveritë Shqiptare nuk kanë bërë shumë dhe ne, duke marrë parasysh se janë rreth 500.000 emigrantë Shqiptarë në Greqi të cilët janë një preokupim i madh për të gjith

Çamët e SHBA-së peticion Presidentit të Republikës Franceze

Image
Nju Jork , 30 Shtator 2008 Shkëlqesisë së Tij, z.Nikolas Sarkozi President i Republikës Franceze Shumë i nderuar z. President! Me përshëndetjet më të sinqerta për veprimtarinë tuaj demokratike evropiane dhe më gjerë, po ju drejtohemi ne, 25 shqiptarë të lindur shtetas grekë në krahinën shqiptare të Çamërisë martire, që sot jetojmë e punojmë në SHBA. Z. President, Çamëria (sot Thesprotia në VP të Greqisë), është një nga krahinat më vitale shqiptare. Dialekti shqip i çamërishtes është më i vjetri në gjuhën shqipe (në këtë dialekt Dhespoti i Çamërisë detyrohet të përkthejë Dhiatën e Re më 1877, se besimtarët e krishterë nuk e kuptonin meshën në gjuhën greke), dhe jo për çudi edhe mbas mbi 500 vjetëve flitet ende sot nga pasardhësit tonë edhe në Kalabri të Italisë. Sot vetëm në Shqipëri jetojnë mbi 200000 shqiptarë të ardhur ose me prejardhje nga Çamëria. Shkëlqesi, Po ju drejtohemi juve si president i Francës si edhe vendit që mban Presidencën e radhës në BE - simbol i demokracisë dhe mbr

Ne, shqiptarët e Çamërisë, akuzojmë

Image
NE, SHQIPTARËT E ÇAMËRISË, AKUZOJMË Ne, shqiptarët e Çamërisë, akuzojmë: Shtetin grek. Megali idhenë, kryeministrat që nga : -Metaksai dhe deri tek Simitis, -Napoleon Zervën, -gjeneral Kacimitro, -dhespotin e Paramithisë, -Papa Qesarin, -dhespotin e Janinës, Spiridhonin, -kriminelët Vasil Ballemi, -major Kranjai, -Strugarët, -Kamarat, -Pitulenjët, -Vitot si dhe gjithë kriminelët e tjerë grekë që kanë bërë masakra kundër njerëzimit në Çamëri, që nga viti 1913 dhe deri sot. Ju akuzojmë! Në emër të të gjallëve, në emër të të vdekurve nga torturat ç'njerëzore, të ushtruar mbi ta. Në emër të grave shtatzëna që u therën: -në Paramithi, -Pargë, -Filat, -Gumenicë, -Margëlliç..., duke ju nxjerrë foshnjat nga barku. -Në emër të grave të përdhunuara shtazërisht, -në emër të vajzave që u përdhunuan duke ju hequr veç vdekjes dhe dinjitetin njerëzor. -Në emër të nënave që panë me sy therjen e fëmijëve të tyre, -në emër të baballarëve që hapën përpara gropat e fëmijëve të tyre, pastaj të tyret. N

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

Image
"... Vete Nuri Dino, nga protagonistet e levizjes irredentiste ne komunitetin shqiptar te Epirit, duket se kalon duke kaleruar nga fshatrat shqiptare duke u perpjekur te inkurajoje bashkekombesit e tij per ti rreshtuar me te rinjte ne grupe te armatosura qe vazhdonin te formoheshin. Ushtria greke, qe terhiqet dhe prapset, e pranon sulmin ne jug te Mazarakias, Karterit dhe fshatrave te tjere, me humbje te mjaftueshme. Mungesa e infrastuktures ne zone, te demtuarit tranferoheshin nepermjet Igumenices ne Parga per t'u trajtuar provizorisht nga doktoret e vendit(11). ... " -------------------------------------------------------- Çamët dhe sulmi Italian i tetorit Dëshmitë e para për bashkëpunimin e Çamëve me forcat italiane vijnë nga ditët e para të shpalljes së sulmit Italian në tokën greke. Çeshtja e Shqiptareve Came te Thesprotise jo vetem perballohej ne menyre diametralikisht te kundert nga te dyja grupimet, nga Fronti Kombetar Clirimtar dhe nga Ushtria Clirimtare Popullor

NURI DHE MAZAR DINO

"... Këtë lëvizje e drejtonte Këshilli i Përgjithshëm i Mbrojtjes, i cili qe një organizëm me qendër në Gumenicë dhe me degë në shkallë rrethi në Filat, Margëllëç, Paramithi e Pragë. Në krye të Këshillit për anën politike – administrative u zgjodh Mazar Dino kurse nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm dhe drejtues i mbrojtjes e i rendit u zgjodh i vëllai i tij, Nuri Dino. Këshilli Krahinor kryente në një farë mënyre detyrat e qeverisjes, siç ishin mbajtja e rregullit dhe e qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, hapja e shkollave etj. ..." Lufta e Dytë Botërore ( 1939 – 1945 ) Veprimtari diplomatike dhe ushtarake, në fund të viteve 30, e shteteve fashiste ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Ballkanin. Në kuadrin e ndarjes së sferave të influencës midis dy boshteve Romë – Berlin, Italia shquhej për përparësitë e politikës së saj në drejtim të Ballkanit e Mesdheut. Rëndësia strategjike e Shqipërisë në hallkat e pushtimit fashist ishte ushtarake, diplomatike, por edhe ekonom

TRADHETIA ARVANITO-SULIOTE NE EPIKEN DHE KENGET POPULLORE CAME

TRADHETIA ARVANITO-SULIOTE NE EPIKEN DHE KENGET POPULLORE CAME SHKRUAN ABEDIN RAKIPI Ne epiken dhe kenget popullore çame shfaqet qarte lufta dhe sakrificat qe çamet dhe shqiptaret e tjere kane bere kunder armatave arvanito-greke. Marko Boçari gjate revolucionit grek i bente thirrje çameve te krishtere te Parges me keto fjale: “Pargarite! Gjarpri u shtyp me kryqin. Flamuri i shenjte me kryq valevitet kudo mbi anedetin e Epirit.” Ndersa arvaniti Theodhori Griva qe se bashku me arvanitin tjeter Gjergj Karaiskaqin masakruan fshatra te tera çamesh ne emer te kryqit dhe Greqise se Madhe, erdhi ne çameri me moton: “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën” dhe pasi u versul neper Çamerine Lindore dhe e perzhiti ate deri ne rrjedhen e Kalamait. Fshatra çame muslimane si Forteza, Koriqani, Luzeci, etj thuajse u zhduken fare. Ndersa Noti Boçari kur zbriti nga malet e Sulit per te sulmuar forcat shqiptare te Omer Vrionit nga Berati u derdh mbi to me kushtrimin "Krishti u ngjall

TRIMERIA CAME PERBALLE DREDHISE SULIOTE

Image
TRIMERIA CAME PERBALLE DREDHISE SULIOTE SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHA * Komentoi: Abedin Rakipi BEJDESHÀTI, Beqir agà(1790-1824), i mbiquajtur Karabeqír agà. Në kohë lufte mbante gradë mirjallaj(kolonel). Gjatë viteve 1822-1823 në krye të një allàji(regjiment) bashkëvendësish: dhrohomítë, gardhíqas, karbunarítë(fshatra te CAMERISE) e të tjerë që thërriteshin nën armë vetëm në kohë lufte, u ngarkua të përzinte çetat e përbëra prej plaçkitësish sulotë. Çetat e tyre zbrisnin nga malet dhe grabisnin herë e kurdo pasuritë e banorëve të fshatrave fqinje të vendeve të ulta: kodrinore e fushore, më të afërtat e të cilave ishin dhrohomitët e gardhiqasit. Duke vazhduar ndjekjen me luftime të pandërprera, puna e desh që t’i mërgonin aq sa të mos mundeshin të ktheheshin më. Kështu, në ndjekje e sipër dikur arritën deri në jugun siujdhezor grek, ku tanimë nuk mund t’u shmangeshin luftimeve edhe me kryengritës të tjerë, kryesisht edhe ata shqiptarë, po të besimit krist