Posts

Showing posts from September, 2008

BOÇARÉNJTE DHE TRADHTIA E MARKO BOÇARIT NDAJ ALI PASHE TEPELENES

BOÇARÉNJTE DHE TRADHTIA E MARKO BOÇARIT NDAJ ALI PASHE TEPELENES POSTOI PER FORUMIN: ABEDIN RAKIPI KY MATERIAL ESHTE SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHES NE TE CILIN TREGOHET QARTE TRADHETIA QE SULIOTET ME NE KRYE MARKO BOÇARIN I BENE ALI PASHES QE LUFTONTE PER SHQIPERINE DUKE E BRAKTISUR DHE DUKE KALUAR NE ANEN E GREKEVE. BOÇARÉNJ,~TË: Fis i madh e i fuqishëm luftëtarësh të guximshëm shqiptarë nga Suli, pjesa lindore e Çamërisë së Mesme. I.M.Qafëzezi shkruan se i pari i tyre që njihet ka qenë Kiço Boçari, i biri i tij ishte Jorgj Boçari, kurse të nipërit e vet ishin Dhimitër, Kiço(i ati i Markos) e Thanas Boçari.Vëllezër të Markos ishin Kollë e Kostë Boçari, kurse Dhimitri e Tushja ishin përkatësisht i pari djali i Notit e i dyti i Thanasit., domethënë kushërinj të parë të Markos. I biri i vetëm i Markos, Dhimitër Boçari, ndërsa Jani, Kiçua, Markua e Nashua ishin të bijtë e Kostës, vëllait të Markos. Boçarenjtë e fundit ishin: Timo Dhimitër Boç

Kush e kerkon rehabilitimin e kriminelit Thoma Pituli?

Image
Kush e kerkon rehabilitimin e kriminelit Thoma Pituli? Nga kryesia e Sh.P.A."Çamëria" dega Vlore Në gazetën Çamëria të muajit prill 2008 nr 179 fq. 10 është botuar një fotografi pa nëntekst e katër vëllezërve Pituli, marrë nga libri "Çamëria" studime historike (f 133) i historianit shqiptar Hajredin Isufi. Vendosja e kësaj fotoje në gazetë, si simbol i luftëtarëve të krahinës së Çamërisë, është një krim i madh që i bëhet dinjitetit shqiptar dhe gjithë historisë sonë. Është tallje makabër për të gjitha ato viktima të vrarë dhe zhdukur për gati 4 dekada të fillim-shekullit të 20të, nga vrasës profesionistë siç janë një pjesë e vëllezërve Pituli dhe veçanërisht vëllai përbindësh Thoma Pituli. Të shpallësh heronj të krahinës së Çamërisë vrasës të tipit Thoma Pituli e ti botosh në gazetë si simbol të heroizmit e të luftës për pavarësi, si përfaqësues të asaj plejade luftëtarësh që janë nderi i krahinës së Çamërisë e për rrjedhojë janë nderi i kombit shqiptar, do të thotë

PERPARA ME KRYQIN NE NJE DORE DHE NE TJETREN THIKEN

Image
“Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën” Shkruan : Abedin Rakipi Hristo Meksi, në shkrimin e vet mbi kryengritjen “greke” dhe luftëtarët që morën pjesë në të, shkruante: “...në atë kryengritje lëftuan vetëm shqiptarët: nga njera anë të krishterët, nga ana tjetër muhamedanët...Fituan shqiptarët e krishterë”. Po –në të vërtetë- “fituan grekërit, duke derdhur gjakun shqiptarët e krishterë e muhamedanë...Megjithëqë punën ua bënë të parët, grekërit bënë Greqinë dhe e quajtën «Ellas»(Elinismos) me mbret të quajtur “Mbret i Elinëve” e le të kishin brenda atyre kufive 800.000 shqiptarë dhe le ta kishin fituar luftën shqiptarët. Ua bënj detyrë këndonjëset që këto gjëra t’i mejtojnë pakë e t’i zgjidhin mirë në mendje e në zemër të tyre”.(1) Ndersa Kapiteni Odise Andreuçua pasi u rrit dhe u edukua ushtarakisht nga Ali Pashe Tepelena me djallezine dhe tradhetine me te madhe kaurre siç e kane ne gjak e braktisi ate ne momentet kritike te Aliut. Mbiemri i vërtetë i tij ishte Verrúshi

ALEANCA SHQIPTARO-TURKE NE MBROJTJEN E BEZHANIT

Image
ALEANCA SHQIPTARO-TURKE NE MBROJTJEN E BEZHANIT IBRAHIM D. HOXHA ABEDIN RAKIPI BEZHÁN,~I(i poshtëm dhe i sipërm). 1. Fshatra 13-14 km. në jug të Janinës. Në lartësitë rreth këtyre dy fshatrave që para 1912-s ishin ngritur fortifikata të pajisura me armë të rënda. Rëndësia dhe fuqia e nyjës së Bezhanit pasqyrohet edhe në këto vargje: “O Bezhan përmbi Janinë,/ jeshe istikam i mirë,/ treqind topa një të shtirë,/ bien gjuletë me zinxhirë...”(Kënga e plotë gjëndet në librin “Bilbilë e Thëllëza Çame”); drejtohej nga kolonel Veip bej Janina, një nga ushtarakët më në zë të shkallës së vet. Në nyjën e Bezhanit ishte koka dhe boshti i truparmatës III osmane(Içinxhi kollordù); ajo përbëhej nga dy njësi ushtarakësh: njëra prej ushtarësh shqiptarë(në shumicë) dhe turq të shërbimit të detyruar; tjetra prej rezervistësh shqiptarë të të gjitha klasave. Truparmata në fjalë komandohej nga valiu Esad pasha Janina, një nga gjeneral-nënkolonelët shtabmadhorë më trima dhe më të zotë të ushtrisë osmane. Fort

ALI PASHE TEPELENA

IBRAHIM D. HOXHA HISTORIAN FOLKLORIST ALI PASHE TEPELENA (Shkeputur nga Enciklopedia Jugshqiptare) ALI pasha TEPELENA(1744-1822). Atdhedashës shtetformues. Lindi në fshatin Veliqot të Tepelenës. I biri i Veli Husejn Nazifit me prejardhje turke. Në Hajat Ansiklopedisi, Stamboll, 1932, fq. 124-125(përkthyer nga dr. Vasfi Samim Visoka) thuhet se ishte burrë i pashëm e madhështor; i pëlqente muzika dhe zërat e bukur. Nga një bej i zakonshëm, u ngjit në pasha me tri tuga(bishtra), në shkallën vezir dhe detyrën bejlerbej(komisar i përgjithshëm) i Rumelisë(pjesës Ballkanike të sulltanatit osman). Më 1788 u bë sundimtar i vilajetit me kryeqendër Janinën, “Kapital of Albania”; vilajet që pëmblidhte brenda tij gati tërë jugun shqiptar. Lordi anglez, Xhorxh Gordon Bajroni, në letrën me dt. 12.XI.1809 dërguar nga Préveza së ëmës në Londër, për të i shkruante edhe: “Ali Pashai është njëri nga më të fuqishmit burra të Sulltanatit Osman...Ai ka qënë një luftëtar i madh. Është edhe shumë trim dhe nj

GJËMAT DHE KÓBET GRÈKE NË ÇAMËRÍ

Ibrahim D. Hoxha, historian e folklorist. GJËMAT DHE KÓBET GRÈKE NË ÇAMËRÍ Jan G. Shàrra në veprën e vet “Istoria tis Periohjis Igumenìcas 1500-1950”, Athinë, 1985 thotë “Besimi i çamërve për islamin është shumë i thellë...i kurrërrejtshëm është edhe betimi i tyre, i quajtur «Shàrt»...Askush s’e shkeli ndonjëherë, pasi u betua”. Përpìrja e shqiptarëve islamikë nga kryqtarët athino-fanaritë –veçanërisht i atyre islamikë në Çamëri- ka qenë e hershme dhe e parapërcaktuar; ajo i ka rrënjët në vet génin grek. Ajo ka qenë shfaqur botërisht me tërë egërsinë e vet sidomos me të lindur shteti grek(1829). Atëherë tërë çamërit islamikë të vendosur në Moré(Peloponéz) –dhe shqiptarë të tjerë të besimit islam- u përpinë tërësisht¹; shpëtuan vetëm disa qindra që s’i kapën dot. Njëri prej atyre shembujve rrënqethës ka qenë edhe ai që i ndodhi Qamil bej Korìnthit, njëri nga burrat më me ndikim në krejt Morénë, pasanik i madh prej Salicës, fshat në malësinë lindore të Gumenìcës; ai prej shumë vitesh më