Posts

Showing posts from May, 2008
Image
STATISTIKAT E POPULLSISE NE VILAJETIN E JANINES NE VITIN 1908 PERGATITI : ABEDIN RAKIPI 180.000 Shqiptare musliman 180.000 Vllehe (nga te cilet mijera shqipfoles) 110.000 Shqiptare ortodokse 110.000 Greke ortodokse 25.000 Shqiptare katolike 20.000 Bullgare ortodokse 10.000 Turq muslimane 7.000 Cigane 6.000 çifute Marre nga libri « Defeat in detail of the Ottoman army in the Balkans i (Edward J. Erickson, Briton C. Busch) faq. 41 Harta e meposhtme eshte marre nga libri i Hall, Richard. Balkan Wars, 1912-1913 : Prelude to the First World War. Routledge, 2 ku shihet qarte Greqia sa nje plesht dhe Çameria e madhe deri afer Selanikut dhe jo si na e paraqesin sot harten e vockel te çamerise grekofilet e Tiranes. Ne populli çam (shqiptar) kemi pasur nje territor te gjere qe na i morren padrejtesisht dhe barbarisht pas renies se Janines ne 1913 dhe luftes heroike te heroit te Çamerise Esat Pashes. Esat Pasha vete lindi ne Janine nga nje baba turk dhe nje nene shqiptare, dhe edhe pse i erdhi la

Udhëtim në Çamëri, tokën historikisht shqiptare

Udhëtim në Çamëri, tokën historikisht shqiptare Për herë të parë filmon kamera e një televizioni shqiptar.Çamëria është tokë shqiptare, e tillë është identifikuar edhe nga shumë studiues, por u pushtua nga Greqia gjatë luftës ballkanase.Kështu ka deklaruar në emisionin "Shqip", në "Top Channel" historiani dhe politikani Pëllumb Xhufi. Ndërkaq, Rudina Xhunga e emisionit "Shqip" ka udhëtuar në trevat çame në Greqi, duke na treguar, veç të tjerash, edhe për bukuritë e tyre.Nga vjen emri Çamëria? Ç‘shtrirje ka pasur si zonë dhe sa banorë ka pasur në atë kohë?Pëllumb Xhufi: Rreth emrit Çamëria ka shumë debate. Ka pasur një ide që vinte nga emri i një peme, çami, e cila është hedhur poshtë. Pastaj nga shekulli XIX e këtej, është hedhur një tezë tjetër, e cila është më konsistente, që e lidh emrin Çamëri me emrin e lumit Thiamis, Akeronti i antikitetit, pra një lumë që derdhet aty në jug të Pargës. Ky i fundit vazhdon të quhet Akeronti. Është një zakon që ka ndod

Shitja E Pasurisë Çame, Akt Antishqiptar I Shtetit Grek

Shitja E Pasurisë Çame, Akt Antishqiptar I Shtetit Grek Më 9 shkurt 2006, me vendimin 5/2006 Gjykata e Lartë Greke i ka dhënë të drejtë shtetit helen t´i shesë të ashtuquajturat “pasuri të armiqve” të grekëve, që banojnë në Shqipëri dhe që kanë prejardhje shqiptare.Propozimi për shitjen e tokave të konfiskuara është bërë në tetor të vitit të kaluar nga kryeprokurori grek para Gjykatës së Lartë, kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve greke ANA. Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në opinionin shqiptarë e veçanërisht te popullata çame, e cila jeton në Shqipëri, pas shpërnguljeve me dhunë(1913-1945) nga vatrat e tyre stërgjyshore. ***Çamëria është një krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave shqiptare. Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi dhe Parga, të cil