Posts

Showing posts from April, 2008

Historia e Epirit

Epiri Ilirët - Fiset Taulantët Arbët Adrianët Enkelejtë Dasaretët Dardanët Dalmatët Dorsejtë Penestët Molosët Kaonët Thesprorët Arbëreshët Pirustët Parathinët Japodët Paionët Eordejtë Japigët Labeatët Mesapët Atintanët Albanët Shqiptarët Shikoni edhe : Shteti i Epirit Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët , të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm " proselinoi " (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna . Kjo figur e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë e popullit tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët.Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjes

Trimëria çame përballë dredhisë greke

Aleancat. Trimëria çame përballë dredhisë greke Kujtim Borici Ekskluzive/ Në vazhdim, jepen pjesë nga dëshmi e dokumente arkivore të studiuesit, Hajredin Isufi, lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, zakonet, mënyra e jetesës, traditat, shfarosja shoviniste, dënimi nga qarqe përparimtare greke i masakrës mbi popullsinë çame e deri tek kalvari i largimit të dhunshëm të banorëve nga tokat e tyre. Aleancat. Trimëria çame përballë dredhisë greke Nga Hajredin Isufi Çamët kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj për trimërinë dhe guximin e tyre, brenda dhe jashtë vendit. Shumë autorë, në veprat e tyre, kanë shkruar faqe të tëra duke i paraqitur çamët si luftëtarë të zotë e të guximshëm. Shpirti i lartë i luftëtarit çam dhe guximi i tij, ka tërhequr në shekuj edhe lakminë e vendeve të ndryshme të Perëndimit e të Lindjes, për t'i pasur në radhët e forcave të tyre jo vetëm si luftëtarë, por edhe si drejtues të veprimeve luftarake. "Shqiptarët, shkruan Johallas, th

ÇAMET DHE FASHIZMI

ÇAMET DHE FASHIZMI Nga SALI BOLLATI Çamëria! Sa vrer është derdhur për gati 50 vjet mbi banorët e saj autoktonë! Sa viktima, sa krime, sa masakra ka përjetuar popullsia e asaj treve! Dhe sikur të mos mjaftonte gjenocidi i skajshëm grek, sa shpifje të paskrupullta u thurën në adresë të atij populli që kaloi nëpër kalvarin e vuajtjeve të papërfytyrueshme gjatë një shekulli që qé tepër i trishtë për të. Një fat i kobshëm i bëri njerëzit e asaj krahine objekt i shfrimit çnjerëzor të një mase të madhe fanatikësh të droguar nga urrejtja fetare. Tehu i goditjes kanë qenë çamët e besimit islamik. Grekët nuk arrinin ta konceptonin dot se si dy komunitete, me besime të ndryshme, t’i takonin të njëjtit popull. Dhe në funksion të idesë së tyre fikse e të prapambetur, ushtruan një diskriminim të thellë në gjirin e popullsisë çame, duke u përpjekur, me të gjitha mënyrat, të ngjallin përçarjen ndërmjet tyre. Në krahinën e Çamërisë, si në të gjitha krahinat e tjera shqiptare, ka ekzistuar një harmoni